Home /Morix Accounts

Morix Accounts

Përshkrim fillestar

Morix Accounts është një aplikacion për bizneset që dëshirojnë të kryejnë veprime si shitje, furnizime, transferime, shkarkime, transferta etj. Programi krijon dhe mirëmban në mënyrë automatike inventarin e një apo më shumë magazinave.

Ky program ofron menaxhim të plotë, kontroll dhe raporte në kohë reale për çdo furnizim, shitje, shpenzim, transferim ose shkarkim. Të gjitha veprimet bëhen përmes një ndërfaqeje të veçantë të krijuar me kërkime të shpejta, llogaritje automatike në një ose disa valuta, llogaritje automatike  të kostos/fitimit duke marrë parasysh taksat, etj.

Tipe biznesesh që mund ta përdorin këtë program janë:  bar, restorant, fast-food, farmaci, dyqane veshjesh, pike shumice dhe pakice, etj.

Detaje

  • Gjuha: Programi ofrohet në gjuhën shqipe dhe është i thjeshtë në përdorim.
  • Përdoruesit: Krijim dhe menaxhim të përdoruesve sipas hierarkisë dhe të drejtave individuale.
  • Aktivitet: Krijim dhe menaxhim të arktiviteteve nëse mbuloni më shumë se një aktivitet. P.Sh. bar, restorant, fast-food, etj.
  • Kategoritë: Krijim dhe menaxhim të kategorive për grupim të artikujve, produkteve, shpenzimeve, furnitoreve dhe klienteve sipas preferencave për grupime.
  • Njesitë: Krijim dhe menaxhim të njësive në mënyrë të personalizuar duke dhënë mundësinë për të krijuar njësi sipas nevojave dhe dëshirës. P.sh 1 pako = 20 copë
  • Magazinat: Mund të krijoni një ose më shumë magazina. Programi bën të mundur transferimin e mallit ndërmjet magazinave me sistem kërkesë – aprovim / refuzim.
  • Raportet: Raporte të përgjithshme dhe të detajuara për çdo lëvizje korrente apo të mëhershme sipas datave të dëshiruara. Të gjitha raportet mund të printohen apo të ruhen në excel. Raporti i mbylljes së turnit mund të dërgohet me email automatikisht.
    Raportet e shitjeve/fitmit/kostos pasqyrohen edhe grafikisht për të krijuar nje ide të ecurisë së biznesit në kohë. Kjo i ndihmon shumë menaxherët për të marrë vendime të reja në të ardhmen.
  • Siguria: Të dhënat tuaja janë të sigurta dhe të mbrojtura. Gjithashtu raportohen të gjitha aksesimet e programit si edhe të gjitha tentativat për të hyrë në program nga palë të treta.
  • Shto/Shiko/Modifo/Fshi/Printo/Ekporto: Këto funksionalitete janë të disponueshme për çdo veprim që do kryeni nëse keni të drejta nga administratori.
  • Shitja: Mundësi krijimi dhe pozicionimi të tavolinave sipas ambjentit dhe dëshirës. Mundësi përdorimi për monitor me prekje.
  • Mbyllja e turnit: Mbyllja e turnit të një shitesi / kamarieri shoqerohët me gjenerimin automatik të raportit të shitjeve të kryera prej tij/saj gjatë turnit, printimin me printer termik, si dhe dërgimin me email të këtij raporti kujdejt një apo disa adresave email njëkohësisht.

Instalimi

Programi ka 3 lloje instalimesh:

1. Instalim në kompjuter dhe ruatjen e të dhenave në të.
Kjo mënyrë ka më pak kosto, por ju kufizon që të punoni vetëm në këtë pajisje.

Çmimi: 200€

2. Instalim në 1 ose më shumë se një kompjuter të lidhur në rrjet.
Kjo mënyrë ju jep mundësinë të përdorni të gjitha funksionalitetet e programit nga disa kompjutera që komunikojnë me njëri –tjetrin dhe ju japin raporte korrente për të gjithë veprimtaritë njëkohësisht.

Çmimi: 200€ për kompjuterin kryesor dhe 100€ për çdo kompjuter shtesë

3. Instalim në 1 ose më shumë se një kompjutera dhe ruatjen e të dhënave në një.
Kjo mënyrë është më e sigurtë për të dhënat tuaja duke qënë se ato nuk ndodhen në kopjuterin tuaj, por në një server. Nuk është e nevojshme që kompjuterat të jenë të lidhur në rrjet apo të jenë në të njejtin ambjent. Pajisjet mund të jenë kudo në botë. Kështu ju mund të kontrolloni aktivitetin tuaj në çdo kohë dhe në çdo vend të botës nepërmjet internetit.

Çmimi: Tarifohet në bazë të ngarkesës dhe numrit të programeve që instalohet

Instalimi i programit ofron edhe 1 muaj support + trajnimin e nevojshëm për përdorimin e tij.
Pas muajit të parë ju do të tarifoheni për trajnimet apo shërbimet shtësë të kërkuara.

Kërko Prezantim

Kerkoni nje prezantim FALAS të programit Morix Account në zyrat tuaja.