Përshkrim fillestar
Morix Accounts është një aplikacion për bizneset që dëshirojnë të kryejnë veprime si shitje, furnizime, transferime, shkarkime, transferta etj. Programi krijon dhe mirëmban në mënyrë automatike inventarin e një apo më shumë magazinave.
Ky program ofron menaxhim të plotë, kontroll dhe raporte në kohë reale për çdo furnizim, shitje, shpenzim, transferim ose shkarkim. Të gjitha veprimet bëhen përmes një ndërfaqeje të veçantë të krijuar me kërkime të shpejta, llogaritje automatike në një ose disa valuta, llogaritje automatike të kostos/fitimit duke marrë parasysh taksat, etj.
Tipe biznesesh që mund ta përdorin këtë program janë: bar, restorant, fast-food, farmaci, dyqane veshjesh, pike shumice dhe pakice, etj.